Kuvendi kundër Presidentit- Nuk pranon ngrirjen për gjykatën Kushtetuese, kalon në votim
11/11/2019 19:45

Mazhoranca e kryeministrit Edi Rama bashkë edhe me votat e disa prej deputetëve të opozitës së re me 105 vota pro miratuan zonjat Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji si anëtare të Gjykatës Kushtetuese duke e çuar në 5 numrin e anëtarëve të kësaj gjykate e cila pushoi së funksionuari, pasi gjyqtarët e saj nuk e kaluan vettingun. Votimit i paraprinë diskutimet nëse qëndrimi presidentit është i drejtë apo jo. “Presidenti i Republikës bën mirë të heqë maskën dhe të dalë të flasë troç, sepse ai nuk ka hallin e afatit. Presidenti i Republikës ka ngulmuar që lista nga KED ti shkojë me katër vetë sepse ka parë që e katërta e renditur është një person tek i cili ai ka besim”, u shpreh Taulant Balla. Presidenti Ilir Meta reagoi përmes zëdhënësit Tedi Blushi, i cili e quajti votimin si “Asgjë e re nga fronti i Ramaformës”. Ndërsa opozita jashtë parlamentare përmes sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi akuzoi kreun e KED dhe kryeministrin Rama për eleminimin e garës. “Votimi i sotëm i Kuvendit është antikushtetues dhe i papranueshëm. Ai provoi që emërimet në Gjykatën Kushtetutese ishin të paracaktuara, duke cenuar rëndë besimin e publikut tek Gjykata Kushtetuese.”, u shpreh Bardhi. Por Ambasada e SHBA në Tiranë e përshëndeti votimin Elsa Toskës dhe Fiona Papajorgjit. “Votimi i sotëm i Parlamentit çon Shqipërinë përpara në ringritjen e Gjykatës Kushtetuese, një organ jetësor për llogaridhënien dhe ekuilibrat demokratike. Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të mbështetur ngritjen e një sistemi gjyqësor të pavarur dhe të ndershëm në Shqipëri”. Ndërsa ambasadori gjerman thotë se “në rrugën drejt një gjykate kushtetuese funksionale, është e rëndësishme që të gjithë aktorët të marrin përgjegjësitë e tyre dhe mos të humbet fokusi”. Tre anëtaret më të reja të Gjykatës Kushtetuese, Arta Vorpsi, Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji duhet të betohen përpara presidenit Ilir Meta, i cili e shikon si të parregullt zgjedhjen e tyre. Por nëse kreu shtetit nuk do te pranojë të organizojë ceremoninë e betimit dy janë mekanizmat zhbllokues, betimi në sallën e parlamentit ose këto tre anëtare të Gjykatës Kushtetuese t’i drejtohen gjykatës administrative.

Top News – Transferimi i Veliajt në Fier. PS e PD në këshillin bashkiak kërkojnë transparencë
29/10 19:48
Top News – PS kërkon përjashtimin e Berishës. 10 ditë për kreun e PD, 60 për 6 deputetë të tjerë
29/10 16:38
Top Channel/ Përplasje në PS për transferimin e Veliajt, Çuçi i kërkon dorëheqjen ministrit Gogu
29/10 15:21
Top Channel/Kaos e flakadanë në Kuvend. PS siguron 84 vota për ligjin që i jep imunitet Guvernatorit
29/10 15:20
Top Channel/ Nga votimi te Veliaj dhe data e zgjedhjeve, Balla: Përjashtojmë vetëm 2 majin sepse…
29/10 13:34
Top Channel/ Sot protestë paqësore! Demonstruesit u mblodhën para Ministrisë së Arsimit
29/10 12:45
Top Channel/ Protestën e vijon PD në Kuvend! Përplasje gjatë seancës. Opozita bllokon foltoren
29/10 12:44
Top Channel/ Përjashtohen deputetët e PD, ndezën flakadanë e bllokuan foltoren e parlamentit
29/10 12:13
Top channel/ Vijojnë tensionet në Kuvend, Peleshi përjashton 4 deputetë të PD-së
29/10 12:04
Top channel/ Kryeministri Rama largohet nga parlamenti, deputetët e PD hedhin sende të forta
29/10 11:36
Top channel/ Tensionet në Kuvend, Kuvendi miraton me 84 vota pro pr/ligjin për Bankën e Shqipërisë
29/10 11:28
Top Channel/ Tension në Kuvend, deputetët e PD ndezin flakadanë, kaos në sallë
29/10 11:16
Top channel/ Kaos në Kuvend, deputetët e PD-së tentojnë ti afrohen Peleshit
29/10 11:07
Top Channel/ Berisha nuk lëshon foltoren, Peleshi ndërpret seancën sërisht
29/10 10:53
Top Channel/ “Meritojnë plumbat e gomës” Peleshi i heq fjalën Berishës, ndërpret seancën
29/10 10:42
Top Channel/ “Mos bllokoni foltoren” Peleshi vijon me seancën parlamentare, opozita në këmbë
29/10 10:31
Top Channel/ Policia gardh metalik te Kuvendi, janë paralajmëruar protesta
29/10 09:43
Ngjela shkatërron Ramën me deklaratën e fortë: Fundi i tij vjen nga ndërkombëtarët?!
28/10 21:37
Top News – Mesazhi i Ramës për studentët: I di vështirësitë tuaja, por s’e njoh gjuhën e dhunës
28/10 18:00
Top News – Dy socialistë takojnë Metën. Deputetët e komisionit ‘Xhafaj’ e vizitojnë në qeli
28/10 17:59