Kushi: Profesioni i mësuesit është në majën e piramidës së profesioneve më fisnike
07/03/2021 16:32

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ftoi në një takim të kombinuar, online dhe fizik, rreth 250 mësues me rastin e Ditës së Mësuesit, 7 Marsin. Në fjalën e saj, Ministrja Kushi shprehu keqardhjen që ky takim nuk mund organizohej ndryshe veç se me pjesëmarrje online. Ajo u shpreh se do të donte që të ishin ballë për ballë, ku të gjithë të mund të shprehnin urimet ballë për ballë, e të shtrëngonin duart e njëri-tjetrit. “Nga ana tjetër më vjen shumë mirë që teknologjia na e bën të mundur që ne të jemi me mbi 200 mësues në këtë takim virtual nga të katër anët e vendit” – u shpreh ajo. “Nuk e shpreh dot me fjalë se sa e privilegjuar ndjehem që jam pjesë e juaja. Është e vështirë që ne të krahasojmë profesionet, por nëse do ta bënim, unë jam e bindur që profesioni i mësuesit do të ishte në majën e piramidës së gjithë profesioneve më fisnike” – tha ministrja. “Mësuesi përgatit edhe mjekun, mësuesin, politikanin, kryeministrat. Një ditë ata trokasin në derën e mësuesit dhe i urojnë 7 marsin me shumë përulje dhe mirënjohje. Sado të suksesshëm të jenë, ata përballë mësuesit janë ata nxënësit që dikur mund të kenë bërë edhe ndonjë gabim. Ata nuk mund ta fshehin apo mohojnë dashurinë dhe respektin për mësuesit e tyre” – tha Kushi. “Jemi hidhëruar për çdo mësues të prekur nga COVID-19, e për fat të keq edhe kemi humbur disa. Nga ana tjetër, sa shumë jemi gëzuar për shërimin e mësuesve tanë që janë rikthyer në shkollë pranë nxënësve të tij, me dashuri e me lot në sy. Edhe gjatë kohës që ishin të sëmurë, mendja u rrinte tek nxënësit” – nënvizoi ministrja.

Top Channel/ Prangosen “skifterët” shqiptarë dhe britanikja, zbulohen grabitjet me vlerë 1 mln paund
04/07 22:50
Top Channel/ Vrap dhe Vetting për FBI Shqiptare, 2.4 km vrap dhe pompa pwr shefin e ri i BKH
04/07 22:24
Top News – Aksident tragjik në Shkodër. Kamioni përplas familjen, ndërron jetë 37 vjeçari
04/07 22:19
Top Channel/ Durrës, PD humb më shumë se PS/ Rinumërimi, ish-prokurorit Ndoja i hiqen 88 vota
04/07 22:19
Top News – Apeli pranon kërkesën e SPAK. Ashpërsohet dënimi për tre të akuzuar për drogë
04/07 19:49
Top Channel/ Aksident tragjik në Shkodër! Humb jetën babai i dy fëmijëve
04/07 19:48
Top Channel/ Vrap dhe Vetting për FBI shqiptare, shefi i ri i BKH duhet të jetë edhe… atlet!
04/07 19:43
Top News – Alibej përballet me Dervishajn. Plani i hakmarrjes dhe atentati ndaj ish prokurorit
04/07 19:33
Top News – Kuvendi mbylli punimet. Spiropali: Parlamenti i një vendi europian, do godinë të re
04/07 18:04
Top News – Skema e mashtrimit e ‘Bankers’: Miliona euro për puse të reja, por prodhimi nuk u rrit
04/07 18:03
Top News- Arrestohet 49-vjeçari në Tiranë/ Në kërkim për vjedhjen e 30 mijë eurove
04/07 17:22
Top News – Bien kërkesat për azil në Shqipëri. Afganët e sirianët të parët për nga aplikimet
04/07 16:56
Top News- Dy akuza për babain monstër që abuzoi me të bijën, pranoi rastin para hetuesve
04/07 16:31
Top Channel/ Aksident i trefishtë në aksin Shkodër–Lezhë, një viktimë dhe tre të plagosur
04/07 16:30
Top Channel/ Mbyllja e Legjislaturës së X-të, Spiropali: Bashkëpunuam, debatuam, por edhe u grindëm
04/07 15:54
Top Channel/ Aksident i frikshëm në aksin Peqin-Elbasan, plagosen rëndë dy persona
04/07 15:24
Top Channel/ Protestë me 10 vetë për mbetjet! Elbasani helmohet nga tymi, qytetarët heshtin
04/07 15:23
Top News- Kreu i KPP në gjyq për shkeljet me tenderin, GJKKO jep vendimin
04/07 15:18
Top Channel/ Durrës, debat për projektet e reja! Miratohen dy investime me rëndësi
04/07 15:17
Top Channel/ Luftë informalitetit në turizëm! Ekspertët: Plani po vë nën presion bizneset
04/07 15:14