Në 150 metrat e tapetit të kuq që çonin në brendësi të teatrit Dolby, për ceremoninë e çmimeve “Oscar”, yjet sfiluan dhe demonstruan lukun e tyre para se ceremonia për ndarjen e statujave më të rëndësishme të Hollivudit të fillonte. Fatmirësisht nuk ra shi. Në dallim me Joaquain Phoenix që kishte veshur të njëjtin frak të Stella McCartney-t të përdorur edhe në Golden Globës, Sag Awards dhe Bafta, vipat e tjerë u prezantuan me veshje të studiuara posacërisht për okazionin, elegantë dhe shpesh të bërë me porosi.