“Kush është amerikani që shpëtoi Thaçin?”, Alishani tregon momentin kritik që vulosi fatin e Kosovës
15/09/2025 21:30

Qindra shqiptarë protestuan në Hagë të dielën duke i paraprirë fazës përfundimtare të gjyqit ndaj ish komandantëve të UÇK-së. Qyteti holandez u vesh kuq e zi teksa protestuesit dhanë mesazhet e tyre në formë paqësore, përmes pankartave që mbanin në duar si: “Lironi çlirimtarët, kriminelët janë në Serbi”, “UÇK-ja bëri luftë çlirimtare”, “Liri për luftëtarët e lirisë”, etj. Dëshmia e ish diplomatit amerikan James Rubin në fund të viteve ’90 nis kështu fazën përfundimtare të gjyqit të ish komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. James Rubin, i cili gjatë luftës në Kosovë ishte ndihmëssekretar amerikan i Shtetit, që luajti një rol kyç në përpjekjet diplomatike për Kosovën. Ai dëshmoi se Thaçi nuk kishte kontroll operacional mbi komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për të Hashim Thaçi ishte një figurë kryesisht politike, simbolike, pa autoritet për të dhënë urdhra ushtarakë. Në këtë proces, që nisi zyrtarisht më 2020, janë grumbulluar qindra orë dëshmi dhe dokumente të organizatave ndërkombëtare. Prokuroria ka sjellë dëshmitarë që pretendojnë të kenë qenë viktima ose dëshmitarë të drejtpërdrejtë të veprimeve të UÇK-së, ndërsa të tjerë kanë ofruar dëshmi të shkruara sipas procedurës së Gjykatës. Vetë Thaçi, që prej ditës së parë të paraqitjes në sallën e gjyqit, ka deklaruar “i pafajshëm” për të gjitha akuzat, duke i cilësuar ato të pabazuara. Dëshmia e Rubin sot nuk është thjesht një akt ligjor; ajo ka edhe peshë simbolike. Por betejat në Hagë nuk zhvillohen vetëm mbi dokumente dhe dëshmi, por ato përplasen edhe mbi narrativën e vetë luftës së Kosovës: kush ka qenë përgjegjës, kush ka qenë viktimë, dhe si duhet të mbahet mend kjo periudhë në kujtesën kolektive. Gjyqi ndaj Thaçit e të tjerëve është arena ku përplaset drejtësia dhe historia, ku çdo dëshmi shënon jo vetëm një provë, por edhe një gur në rindërtimin e narrativës për luftën dhe pasojat e saj. A do të ndikojë dëshmia e Rubin në perceptimin e trupit gjykues, apo do të mbetet vetëm një element politik i së kaluarës? Çfarë mesazhi do të japë vendimi final për raportet e Kosovës me të kaluarën e luftës?

E bujshme! Firma nga Katari sjell kompaninë që ruan “Flamingot”! Gati projekti 4 MLD euro
29/06 23:02
Kujdes! Arrestohet organizatori i Protestës! Curri flet për vjedhësin e banesave në Gjermani
29/06 22:54
E fortë! Buzhala flet për kontaktet me kompaninë e vëllezërve nga Katari: Morën kompani mjedisi…
29/06 22:50
Sipërmarrësi Fafa tregon se si turizmi rriti bujqësinë dhe blektorinë! Sulo pyet përse ankohet ministrja?
29/06 22:40
Buzhala nxjerr resortet luksoz: Ore e kuptoni që do vijnë në Shqipëri? Curri e ndërpret por…
29/06 22:39
Dhëndri i Trump investim që do transformojë turizmin! Eksperti tregon sulmet kundër Israelit në rrjet
29/06 22:38
“Duam zhvillim”, Sipërmarrësi i njohur Fafa: Zverneci, porti i Durrësit, të bëhen! Fitojmë të gjithë!
29/06 22:32
“Partitë politike janë bërë si celula terroriste dhe guerrilse”, Karamuço: Universiteti u hap prej tyre!
29/06 22:21
“Sulmi ishte për Izraelin”, Karamuço: Irani po tenton nxitje aktesh terroriste në Shqipëri, janë në mes të protestës
29/06 22:20
Duma lexon sms live për Artur Shehun për tokat e Zvërnecin! Curri: Ne ti lëmë të ndërtojnë pastaj SPAK…
29/06 22:00
“Luftë për lekun!”, Curri: Investimin e duan të gjithë! Përplasja është për interesat e mëdha…
29/06 21:59
Do fusësh dhëndrin e Trump në një tokë me sherr të Tur Shehut në Zvërnec? Sulo përplaset me Buzhalën
29/06 21:59
Kush ju tha që Kushner do vrasë Flamingot? Buzhala ngre tonet: Turp! Ata po investojnë për Flamingot
29/06 21:41
“100 mijë like s’ka shans”, Buzhala: Ja kush janë dy miliarderët që investojnë, ça kanë me Izraelin?
29/06 21:41
Përplasja e fortë në protestë, gazetarja Bezati: Studentët “pushtojnë” universitetin, hedhin parrullën e fortë
29/06 21:31
Zvërneci! A do të fitojë Shqipëria 4 mld euro? Grida Duma analizon protestën dhe investimin
29/06 21:30
Dëgjoni protestuesit! Duma përplaset me deputetët e PS! Curri: Rama feston ditëlindjen në shesh
25/06 23:18
“Boll ndejtët këtu, bashkohuni me Ramën”, Shalsi provokon gazetarët, debat i fortë në studio
25/06 23:00
Shalsi fton gazetarët: Boll folët këtu! Shkoni bashkohuni me Ramën! Sulo: Po më provokon mua
25/06 22:55
“Ore më lini të flas, ça i keni këto?”, Luarasi kapet ke gazetarët: Ata nuk e duan fare opozitën
25/06 22:54