Rritja e ndjeshme e depozitave vitin e kaluar në 10.5 miliardë euro nuk ka ardhur vetëm nga pasiguritë e shtura prej pandemisë. E këtij mendimi është ekspertja për ekonominë Elona Shehu, sipas të cilës problematika qëndron në strukturën e tyre. Fakti që të dhënat tregojnë për rritje të kursimeve në depozita pa afat shton ajo, lidhet kryesisht me ekonominë informale.