#BietaSulo, autore & moderatore e #Ftesënë5, emisioni më i ndjekur i pasditeve shqiptare Tema: Çfarë ndodh me një njeri kur një foto apo video intime bëhet publike pa pëlqimin e tij? Përtej klikimeve, komenteve dhe “skandalit” që konsumon interneti, mbeten pasojat: shkelja e privatësisë, gjykimi, stigmatizimi dhe trauma psikologjike. Një diskutim multidimensional me ekspertë për të kuptuar si mbrohet viktima, çfarë duhet të bëjë në momentet e para, ku mund të kërkojë ndihmë, cilat janë mekanizmat ligjorë dhe si mund të rimarrë kontrollin mbi jetën e saj. Të ftuar: Belioza Çoku - Aktiviste Mirgit Vataj - Urdhri i punonjësit social Arsiola Dyrmishi - Juriste Kristiana Tusha - Qëndra për impakt social Gazetar: Roland Spahiu