“Do ta kemi në fund të prillit një vendim final për mbylljen e vitit shkollor. Po shohim me kujdes situatën dhe po presim një vendim nga Task Forca për koronavirusin nëse mund të kthehemi nëpër shkolla apo jo. Sido që të jetë, ne i kemi të gjithë skenarët gati: si në rastin që kthehemi në shkolla apo nëse nuk kthehemi në shkolla, dhe do të zbatojmë njërin nga këta skenarë”, është shprehur Ministrja Besa Shahini përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetin e saj social në lidhje me mbylljen e vitit shkollor teksa ka adresuar edhe çështje të tjera të ardhura nga maturantët apo studentët.