“Kullat” në një ekspozitë. Tre piktorë bëhen bashkë në Muzeun Kombëtar
07/11/2019 20:02

Kulla është një term bashkëkohës, i cili përbën shqetësim për tre artistë. Dhe për të mos qenë lindor, termin kullë e zëvendësojnë me Tower. Pasi shqetësimi i tyre artistik na sjell jo vetëm emocionet e keqkuptimit biblik, mbrojtjes klanore ballkanike, gjakut kanunor, garës së pandalshme për pushtet, por edhe epjes së një elite që kërkon të vishet me petkun e modernes perëndimore. Erand Nebo, Anteo Gremi dhe Gjergj Meta e shprehin kështu kullën në pikturën e tyre. “Unë jetoj dhe punoj në një studio me një kullë në tiranë. Artistët e tjerë janë pjesë e zyrave ku qëndrojë dhe punojnë përditë aty. Na ka bashkuar kjo kullë jo vetëm përbrenda ndjesitë që zotëron kulla, për rritjen e saj, për ashensorin, shpejtësinë, për zbritjen, ngjitjen, tensionin, xhamat, lartësitë, frikën që transmetohet nëpërmjet xhamit dhe reflekseve të tij, por edhe për bisedat përreth kullës. Kjo e bën këtë objekt shumë të dëshiruar për ta ekzekutuar në veprat e artit”, shprehet Gjergj Meta, piktor. Tek Gremi gjejmë një kopsht idilik me ngjyra krejtësisht jo natyrale, Nebo e braktis formën dhe thellohet tek lëvizja dominante e vertikalitetit, ndërsa tek Xhoxho gjejmë kalimtaren e një realiteti tepër tranzitor. “Kulla më përplaset përditë e çuditshme, e dëshirueshme, pastaj dua ta fshij nga kujtesa, për shkak të madhësisë dhe raportit që krijon njeriu me objektin kullë. Kësaj radhë e shikoj kullën të zbehtë, të larguar, të mohuar”, shton Meta. Ky dialog trepalësh shpalohet në këtë ekspozitë nëpërmjet pikturës së vajit, smaltit dhe akrilikut, që qëndrojnë në Muzeun Historik Kombëtar.

Top Channel/ “24 orë nga jeta e një votuesi”/ Shfaqja satirike sjell në skenë realitetin shqiptar
11/01 12:30
Top Channel/ “Epopeja intime”! Shkrimtarja Enit Karafili fiton Çmimin e Madh të Letërsisë për 2024
09/01 15:45
Top Channel/ “Te Lulëkuqe mbi mure, Kadri Roshi u rrëzua 9 herë”, pengu i djalit: S’është respektuar
08/01 20:28
Top Channel/”Të vijë e të më dalë përballë”, djali i Kadri Roshit sulmon Hamdi Jupen
08/01 15:08
Top Channel/ “Rogeçët e Pojanit”! Festa pagane në Maliq, si një dëshmi e folklorit lokal
07/01 20:08
Top Channel/ Gruaja në komunizëm, si e ndërtoi regjimi portretin duke përdorur propagandën
07/01 20:05
Top Channel/ “Lahuta e Malcis, 35 vjet nga rikthimi i epopesë së ndaluar që sfidoi diktaturën
05/01 19:59
Top Channel/ Me lahutë në dorë që 10 vjeç! Mjeshtri i lahutave: Të trashëgojmë traditën
03/01 12:32
Top Channel/ Historia e Sahatit të Gjirokastrës/ Rrëfehet njeriu që nuk i lë të pushojnë akrepat e orës
02/01 12:20
Top Channel/ “Piter Pan” në Cirkun Kombëtar! Premiera për festat e fundvitit
30/12 20:01
Top Channel/ Aurela gaçe “ndez” Gjirokastrën/ Mbrëmje festive, qindra qytetarë vendës dhe të huaj
28/12 15:30
Top Channel/ Ekspozita e 12 artistëve! Vlorë, qëndron e hapur për festa me punime në pikturë dhe…
27/12 12:30
Top Channel/ Poeti Laureat, qendra kombëtare e librit shpall poeten Rita Petro
23/12 15:27
Top channel/ “Metoda Gronholm”, vepra me humor e satirë vendoset në skenën e teatrit “Bylis”
23/12 12:35
Top channel/ Këngët Majekrahi, me lahutë e çifteli, jehuan në skenën e Teatrit “Migjeni” në Shkodër
23/12 12:34
Top Channel/ “Tinguj zemre”! Koncerti më Elbasan i të rinjve me aftësi ndryshe
21/12 19:55
Top Channel/ këngëtari i teatrit Petro Marko, Viktor Tahiraj rikthehet pas 17 vitesh emigrim
20/12 12:41
Top Channel/ Festat gjallërojnë Gjirokastrën, ambientet festive vizitohen nga turistët e huaj
20/12 12:24
Top Channel/“Halli hallit nuk i ngjan”/Varieteja premierë në skenën e teatrit “Petro Marko” në Vlorë
19/12 12:43
Top Channel/ “I huaji” i Kamysë në Tiranë, Teatralizohet kryevepra e autorit francez
18/12 12:59
DIGITALB DIGITALB