Kukësi do t’i rikthehet objektivit kryesor të këtij sezoni, mbrojtjes së titullit kampion në Kategorinë Superiore. Por, të dielën në orën 13:00, në stadiumin “Zeqir Ymeri” do të ketë përballë Flamurtarin, forcë e dytë e kampionatit dhe skuadër e forcuar ndjeshëm në merkato, ashtu si verilindorët.