Në orët e vona të ditës së mërkura kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit kampionët e Europës në peshëngritje, Erkand Qerimaj dhe Daniel Godelli. Dy peshëngritësit shqiptarë u pritën në aeroport edhe nga ministrja e Arsimit dhe Sportit, zonja Lindita Nikolla.