Furnizimi me energji elektrike në komunën Ksamil është ndër më problematikët në jug të vendit. Popullsia e 10-fishuar që prej kohës së elektrifikimit të vendit nuk mund të furnizohet përmes të njëjtit rrjet që nuk ka marrë investime prej gati 50 vitesh.