Shtëpi, pallate, shkolla dhe kopshte në rindërtim. Kjo është panorama e rilindjes pas tërmetit në Bashkinë e Shijakut, i cili përmes projekteve të reja po rikonceptohet tërësisht. Kopshti nr.1 në këtë bashki është objekti arsimor më i ri, që dorëzohet i rindërtuar nga themelet me një infrastrukturë që mundëson çdo lehtësi dhe komoditet për vogëlushët e grupmoshave të ndryshme dhe stafin e edukatorëve që kujdesen për ta.