Kryebashkiaku inspekton aplikimin për bonus qiraje të qytetarëve të prekur nga tërmeti në Njësinë 4
04/12/2019 18:37

Veliaj: “Kemi thjeshtuar procedurat; Nuk kursejmë asnjë qindarkë për t’i riparuar ose ribërë nga e para banesat e dëmtuara” Çdo familje e prekur nga tërmeti i datës 26 nëntor, shtëpia e të cilës është shpallur e pabanueshme, do të strehohet në një banesë të re, me qira të paguar për një vit nga Bashkia e Tiranës. Dhjetëra familje me banesa të dëmtuara i janë drejtuar njësive përkatëse administrative për të aplikuar për përfitimin e pagesës së qirasë mujore, e cila mbulohet në masën 100% nga Bashkia e Tiranës. Kryebashkiaku Erion Veliaj ndoqi procesin e aplikimit të qytetarëve në Njësinë 4 në Tiranë, e cila është një nga dy njësitë më të prekura nga dëmet e tërmetit. Ai theksoi se dëmet janë në pallatet e ndërtuara me punë vullnetare para viteve ‘90 ose në pallatet e reja, ku ish-komunat kanë dhënë leje ndërtimi jashtë çdo kriteri ligjor. “Janë dy njësi të prekura shumë: Njësia 4 dhe 6. Dëmet janë në grupe pallatesh, që siç thonë edhe banorët, i kanë ndërtuar vetë. Në rastin e Tiranës së vjetër kemi dy masive pallatesh të ndërtuara kryesisht nga vetë banorët, jo në mënyrë profesioniste, por me punë vullnetare, janë pallate silikate, parafabrikate, të cilët u bënë pronarë në vitin ‘93. Kurse me pallatet e reja kemi pasur probleme vetëm në zonën e Yzberishtit, të cilët janë ndërtuar në kohën kur drejtohej nga ish-komuna, me leje të dhëna nga ish-komuna, ku e ftojmë Prokurorinë ta hapë krahun sa të mundet”, deklaroi Veliaj. Ai bëri të ditur se për t’u ardhur në ndihmë banorëve, Bashkia e Tiranës ka lehtësuar në maksimum të gjitha procedurat, në mënyrë që qytetarët të përfitojnë qira banese deri në zgjidhjen e çështjes së strehimit. “I kemi thjeshtuar në maksimum të gjitha procedurat. Plotësohet një formular, ku shkruhet e gjithë lista e familjarëve, pastaj informacioni për banesën, cila është adresa, hapësira, si dhe Karta e Identitetit me numrin e llogarisë. Në momentin që kemi këto nga të 27 njësitë, thërrasim Këshillin Bashkiak. Fondin e kaluam dje, tani do kalojmë emrat dhe mbiemrat, sasinë e kompensimit që do të marrë secili për qiranë”, deklaroi Veliaj, teksa u kërkoi qytetarëve që të shikojnë për banesa me qira dhe të aplikojnë për të përfituar nga bonusi i qirasë. “Do i ftoja të gjithë banorët, teksa pallati është shpallur i pabanueshëm, nga Instituti i Ndërtimit dhe është plotësuar ky formular, teksa mbledhim formularët nga e gjithë Tirana, të fillojnë të kërkojnë për shtëpi me qira. Ta prenotojnë dhe sapo t’ju kalojnë paratë, që do jetë punë ditësh, kur të miratojmë aplikimet për qira, do të kemi mundësi të hyjmë te shtëpitë e reja. Në këtë moment, me Kartë Identiteti, një aplikim, certifikatë familjare dhe llogari bankare, lekët në llogari secilit, që të sigurohemi që Viti i Ri na gjen të gjithëve brenda, pa këto shqetësime. Pastaj, kjo na jep kohë që të merremi me gjërat e tjera”, sqaroi Veliaj. Kryebashkiaku siguroi se ato pallate të cilat janë klasifikuar të pabanueshme do të rindërtohen, ndërsa ato që do të kenë nevojë për ndërhyrje, do t’i nënshtrohen rikonstruksionit. “Një fitimtar nuk thotë “ububu”, por thotë: shpëtova kokën dhe për sa kohë që bashkia po më jep lekët në dorë për qira 100%, sa është vlera e tregut, kjo është më e rëndësishme. Rraqet i kompensojmë. Pallatet, kur janë për t’i rindërtuar, do i rrëzojmë dhe do i rindërtojmë; kur janë për t’i meremetuar, do t’i merimentojmë; kur kanë nevojë për disa ndërhyrje drastike për përforcim, sigurisht që do i bëjmë, por duke u futur secili në shtëpi, sigurohemi që njerëzit janë në një vend të sigurt, kanë fëmijët në një vend të sigurt dhe pastaj, si të thonë inxhinierët, ashtu do të bëjmë. Nuk do të kursejmë asnjë qindarkë për t’i riparuar ose ribërë nga e para”, u shpreh ai. Familjet që aplikojnë për përfitimin e pagesës së qirasë duhet të depozitojnë pranë njësisë administrative ku kanë vendbanimin e tyre, dokumentacionin si më poshtë: a. Formularin e aplikimit, i cili gjendet pranë njësisë administrative; b. Akt konstatimi i Institutit të Ndërtimit; c. Certifikatë familjare; d. Numrin e llogarisë bankare, ku do të derdhet pagesa e qirasë. Aplikimi dhe dokumentacioni, dorëzohet pranë njësisë administrative përkatëse.

Top Channel/ Berisha: Ulja e Akcizës pa vlerë, qeveria gënjen për integrimin
06/04 22:20
Top News – ‘Çmenden çmimet e fruta-perimeve’. Braçe mbikëqyr tregun në Tiranë: Nuk ka lidhje nafta
06/04 21:00
Top Channel/ Berisha për procesin e integrimit: 15 vende do të bllokojnë Shqipërinë
06/04 20:38
Top Channel/ Berisha para kryeministrisë: Studentë ju paguani tarifën më të lartë në Europë pas…
06/04 20:24
Top Channel/ Shpërthim në oborrin e administratorit të njësisë Qesarat, Kapa: Nuk kam konflikte
06/04 19:59
Top Channel/ “17 prilli”, Berisha: Të kthemë Shqipërinë drejtë integrimit, fitore dhe vetëm…
06/04 19:55
Top Channel/ “Rritja e Naftës”, kryedemokrati: Nafta ka arritur çmimet më të larta në botë
06/04 19:54
Top Channel/ ”Rroftë doktori”, Berisha: Qytetaret kane nevoje për zërin e së vartëses, se ne…
06/04 19:53
Top Channel/ “Familjet me ndihma ekonomike”, qytetarja: Kjo është beteja për jetën e…
06/04 19:52
Top Channel/ Foltorja e Partisë Demokratike, Balliu: Të qëndrojmë këtu deri sa të fitojmë
06/04 19:52
Top News – Braçe mbikëqyr tregun e fruta-perimeve: Çmimet në Tiranë, çmenduri!
06/04 19:49
Top Channel/ Protesta për gjuhën në Shkup, studentët shqiptarë kërkojnë provime në shqip dhe…
06/04 19:48
Top Channel/ Tenderat, 148 të akuzuar në 2 vite, SPAK skanon dhjetëra institucione dhe projekte
06/04 19:46
Top Channel/ Pamjet nga kamerat e sigurisë, i riu “tapë” hyn në qendrën tregtare në Vlorë e…
06/04 18:46
Top News- Rreth 2 orë, studentët protestë në Shkup, kërkojnë që provimet t’i japin në gjuhën shqipe
06/04 16:44
Top News- ‘Gjuha shqipe e drejta jonë’/ Studentët protestë në Shkup: Kryeministër jep dorëheqjen
06/04 15:48
Top News-Të shtënat pranë Shtëpisë së Bardhë/ Shërbimi sekret merr në dorë hetimet, kërkon autorët
06/04 15:34
Top Channel/ Lamtumirë Ilirjan Shkurti. Artistë dhe qytetarë homazhe aktorit pogradecar
06/04 15:32
Top Channel/ Reagon Tirana për studentët në RMV: Provimet në shqip janë të garantuara
06/04 15:31
Top News- Përgatitje për luftë, ushtria gjermane ndalon burrat të udhëtojnë jashtë vendit
06/04 15:29