“Kryebashkiaku i radhës me të kaluar kriminale”/ PD denoncon, ja për kë bëhet fjalë
08/01/2020 14:34

Partia Demokratike vazhdon të denoncojë kryebashkiakët socialistë që sipas tyre kanë të kaluar kriminale. Pas Shkodrës, Vorës dhe Vaut të Dejës, Partia Demokratike i ka kërkuar Prokurorisë të vetifikojë të kaluarën e Kryebashkiakut të Mallakastrës Qerim Ismailaj. Në kërkesën e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme, specifikohet se Qerim Ismailaj, ndodhet në kushtet e ndalimit për të kandiduar dhe për t’u zgjedhur në një funksion të lartë publik, për shkak se dyshohet se ka qenë i arrestuar/ndaluar në Greqi dhe se në periudhën 1999-2000 ndaj tij është marrë masa e dënimit dhe dëbimit nga autoritetet përgjegjëse greke. Informacionet e Partisë Demokratike tregojnë se Qerim Ismailaj ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit, për shkak se “pyetjeve nëse është ndaluar apo arrestuar ndonjëherë nga organet ligjzbatuese për kryerjen e një vepre penale, nëse është dënuar ndonjëherë nga autoritetet gjyqësore të huaja apo nëse ndaj tij është marrë ndonjëherë masa e dëbimit nga një shtet i huaj, rezulton se i është përgjigjur me JO” – theksohet në shkresën e Sekretarit të Përgjithshëm. “Partia Demokratike e Shqipërisë, nisur nga interesi i lartë publik që paraqet kjo çështje, i kërkon Prokurorisë së Përgjithshme një verifikim dhe reagim institucional të shpejtë, me synim që të arrihet qëllimi kryesor që ka ligji i dekriminalizimit, te largojë personat me te kaluar kriminale të marrin vendime për qytetarët apo të ndikojnë në zgjedhje”, njofton PD.

Top Channel/ Balla flet për ligjet e integrimit që kanë marrë OK, nga BE dhe duhen miratuar
20/10 12:22
Top Channel/ Rama fton në dialog të rinjtë, kryeministri takon drejtuesit e gjimnazeve
20/10 12:21
Top Channel/ “Kush dhunon do të ndiqet nga hija e shtetit”/ Rama: Arrestimet e policisë të ligjshme
20/10 09:26
Top Channel/ ‘Të rrish nën shiun e këtyre gurëve…’, Rama: S’ka asnjë reagim disproporcional
20/10 09:15
Top Channel/ “Po diskutojmë uljen e moshës për dënimin penal”/ Rama: Me gurin keni vetëm dy mundësi…
20/10 09:15
Top Channel/ ’Ky agresion është 360 gradë’, Rama: Shqetësimet janë reale, por kjo situate po…
20/10 09:15
Top Channel/ ‘Padije dramatike’, Rama: Kur pashë dje që vandalizonin librin e Fishtës, mendova…
20/10 09:14
Top Channel/ ‘Situata jonë më e komplikuar’, Rama: Një pjesë e vajzave dhe djemve të rinj janë…
20/10 09:14
Top News – ‘Policia, jo mburojë e Ramës’. Berisha: Nuk dëgjoi protestat paqësore, tani do dialog
19/10 19:38
Top News-Berisha fajëson edhe SPAK për protestat: Humbi legjitimitetin! U kthye në organizatë partie
19/10 17:05
Top Channel/ ‘Dorëzoni detyrën, hidhni kapelet’, Berisha apel Policisë: Qëndroni në anën e drejtë…
19/10 12:21
Top Chanenl/ ‘Ky është birbo’,Berisha për Ramën: E krahason veten me Macron dhe quan protestuesit…
19/10 12:15
Top Channel/ ‘Kjo masë protestuesish ka nevojë për psikolog’, Rama: Rusia dhe Irani të përfshirë
19/10 10:28
Top Channel/ ‘Sulm i verbër nga një organizatë e shpallur terroriste’, Rama: Nuk është revoltë për…
19/10 09:43
Protestuesit “strehohen” në selinë e PD-së, policia i pret jashtë dere/ Këlliçi:Policia na hodhi gaz
18/10 21:49
Top Channel/ Berisha përshëndet kongresmenët: Protesta do t’i japë fund kësaj qeverie
18/10 15:10
Top Channel/ “Më bindni pse duhet të iki”/ Rama pas 5 ditësh protestash: Nuk po sfidohem unë, por…
18/10 12:20
Top Channel/ ‘Matufi mbart misionin e mbrapshtë’, Rama:Hyjnizojnë dhunën dhe…
18/10 12:02
Top Channel/ ‘Pengje të ‘grupit të zjarrit’, Rama për studentët: Një dorë e huaj po frymëzon…
18/10 11:45
Top Channel/’Hyjnizojnë dhunën’, Rama:Askush se thotë një fjalë për këtë gurë që bie mbi punonjësit…
18/10 10:54