Kriza mes SHBA dhe Iranit/ Analiza e CNN për konfrontimin e drejtpërdrejtë të dy vendeve
12/01/2020 22:50

Javët e para të kësaj dekade të re filluan me Shtetet e Bashkuara të Amerikës që goditën e vranë një udhëheqës të huaj ushtarak për të parën herë që prej Luftës së Lufta e Dytë Botërore. Ata u mbyllën me koston tragjike e të paqëllimshme të këtij konflikti, thotë CNN, kur Irani e pranoi se kishte qëlluar gabimisht një avion ukrainas pasagjerësh, duke i marrë jetën të 176 personave në bord. Ukraina kërkon një hetim të plotë dhe kompensim për viktimat – kryesisht iraniane, kanadeze dhe shtetas të saj. Po tani, cfarë, pyet rrjeti i famshëm televiziv amerikan. Si kompensohen familjet e pasagjerëve dhe ekuipazhit për këtë humbje të padurueshme? Dhe, si do të hartojnë një rrugëdalje nga kjo krizë udhëheqësit amerikane e iraniane, në një kohë kur dy vendet gjenden për të parën herë që prej Revolucionit Islamik të Iranit, në rrugën e konfrontimit të drejtpërdrejtë dhe të hapur ushtarak? Ende shumë pyetje rrethojnë provat e paraqitur mbi “sulme të tmerrshme dhe të menjëhershme ” kundër amerikanëve që I shtynë Shtetet e Bashkuara të vrisnin javën e kaluar, gjeneralin Kasem Suleimani javën e kaluar. Senatorët republikanë, Mike Lee dhe Rand Paul, iu bashkuan demokratëve duke u ankuar mbi informacionet që administrata Trump paraqiti në Kongres. “ Ishte përmbledhja më e keqe që kam parë ndonjëherë gjatë nëntë viteve të mia këtu, të paktën për një çështje ushtarake”, tha Lee. Kongresi gjithashtu kërkon të dijë nëse Suleimani po shënjestronte katër ambasada amerikane përpara se të vritej, ashtu siç tha Trump për Fox News të Premten. Ai gjithashtu do të zbulojë nëse qëllimi i SHBA ishte më i gjerë se kaq. Në të njëjtën ditë kur u ekzekutua Suleimani në Bagdad, Shtetet e Bashkuara u përpoqën pa sukses të vrisnin dhe një zyrtar tjetër të lartë ushtarak iranian në Jemen. Ndërkohë, sondazhi më i fundit i USA Today tregon se amerikanët nuk ndjehen më të sigurt që nga momenti kur u vra gjenerali i fuqishëm Iranian.

Top News – ‘Hileja’ e Qeverisë me akcizën. Ulja e taksës te nafta, kompensohet nga rritja e TVSh
07/04 10:28
Top News- Makina fluturon në ajër 24-vjeçarin/ Aksidenti fatal në Vlorë, ndërron jetë në vend i riu
07/04 10:20
Top Channel/ Berisha: Ulja e Akcizës pa vlerë, qeveria gënjen për integrimin
06/04 22:20
Top News – ‘Çmenden çmimet e fruta-perimeve’. Braçe mbikëqyr tregun në Tiranë: Nuk ka lidhje nafta
06/04 21:00
Top Channel/ Berisha për procesin e integrimit: 15 vende do të bllokojnë Shqipërinë
06/04 20:38
Top Channel/ Berisha para kryeministrisë: Studentë ju paguani tarifën më të lartë në Europë pas…
06/04 20:24
Top Channel/ Shpërthim në oborrin e administratorit të njësisë Qesarat, Kapa: Nuk kam konflikte
06/04 19:59
Top Channel/ “17 prilli”, Berisha: Të kthemë Shqipërinë drejtë integrimit, fitore dhe vetëm…
06/04 19:55
Top Channel/ “Rritja e Naftës”, kryedemokrati: Nafta ka arritur çmimet më të larta në botë
06/04 19:54
Top Channel/ ”Rroftë doktori”, Berisha: Qytetaret kane nevoje për zërin e së vartëses, se ne…
06/04 19:53
Top Channel/ “Familjet me ndihma ekonomike”, qytetarja: Kjo është beteja për jetën e…
06/04 19:52
Top Channel/ Foltorja e Partisë Demokratike, Balliu: Të qëndrojmë këtu deri sa të fitojmë
06/04 19:52
Top News – Braçe mbikëqyr tregun e fruta-perimeve: Çmimet në Tiranë, çmenduri!
06/04 19:49
Top Channel/ Protesta për gjuhën në Shkup, studentët shqiptarë kërkojnë provime në shqip dhe…
06/04 19:48
Top Channel/ Tenderat, 148 të akuzuar në 2 vite, SPAK skanon dhjetëra institucione dhe projekte
06/04 19:46
Top Channel/ Pamjet nga kamerat e sigurisë, i riu “tapë” hyn në qendrën tregtare në Vlorë e…
06/04 18:46
Top News- Rreth 2 orë, studentët protestë në Shkup, kërkojnë që provimet t’i japin në gjuhën shqipe
06/04 16:44
Top News- ‘Gjuha shqipe e drejta jonë’/ Studentët protestë në Shkup: Kryeministër jep dorëheqjen
06/04 15:48
Top News-Të shtënat pranë Shtëpisë së Bardhë/ Shërbimi sekret merr në dorë hetimet, kërkon autorët
06/04 15:34
Top Channel/ Lamtumirë Ilirjan Shkurti. Artistë dhe qytetarë homazhe aktorit pogradecar
06/04 15:32