“Askush nga ne nuk është një ishull i vetmuar” janë fjalët e pavdekshme të poetit të madh anglez John Donne. Pikërisht në kohën e koronavirusit globalizmi ishte ai që u vu më shumë në pikëpyetje. Gjatë kësaj kohe reflektimi dy profesorët e ekonomisë Anastas Angjeli dhe Adrian Civici hartuan një libër. “Kriza ekonomike në kohën e koronavirusit”. Një libër dokumentues mbi atë çka ndodhi, si dhe disa mesazhe se si mund ta përballojmë këtë krizë ne të ardhmen.