Peshëngritësit dhe trajnerët e këtij sporti, protestuan sot për situatën në të cilën ndodhet Federata e Peshëngritjes. Rezultati pozitiv për përdorim dopingu nga peshëngritësja Romela Begaj ishte lajmi i keq që tronditi nga themelet këtë federatë. Një nga trajnerët më me eksperience i peshëngritjes, Zef Kovaçi tregon për Top Channel arsyet se perse sportistet shqiptare tundohen dhe përdorin doping duke dëmtuar kështu karrierën e tyre, por edhe sportin shqiptar që dikur ka qenë, elitë