Viti i kaluar ishte një nga më të vështirët për sektorin energjetik, por kriza vazhdon. Operatori i Shpërndarjes ka nisur sërish të importojë energji në sasi të mëdha nga jashtë për shkak se prodhimi vendas është i ulët. “Vetëm për janarin kemi blerë 20 milionë euro”, është shprehur Elton Sevrani. Rezerva hidrike në vend ndodhet në kuota minimale. Shpresa e KESH dhe oshe tani janë reshjet e pranverës, në të kundërt vendi mund të përballet me një tjetër krizë të rëndë energjetike