Krime monstruoze/ Arrin në gjykatë Zani Çaushi, mbahet seanca e hapjes së gjykimit
19/10/2020 14:08

Ish-kreu i bandës së “Çoles”, Myrteza Çaushi ose i njohur ndryshe si Zani Çaushi mbërriti ditën e sotme në dyert e gjykatës, ku u mbajt seanca gjyqësore për përllogaritjen e ditëve të vuajtjes së dënimit. “Në seancën e sotme mungonte përfaqesuesi i IEVP-së dhe u çel gjykimi, ndërsa seanca u shty. Llogaritja e kohës së vuajtjes së dënimit është një problematikë jo vetëm për Zani Çaushin, por edhe për të dënuarit e tjerë. Sugjeroj që ministria të krijojë një aplikacion për llogaritjen e kohës së vuajtjes së dënimit për të gjithë të burgosurit që është eksperiencë edhe nga vendet e tjera. Dënimi me burgim të përjetshëm është dënimi i fundit që ekziston në Shqipëri, por nga ana juridike edhe për këta të burgosur ekziston mundësia e lirimit me kusht bazuar në kodin e vjetër që është dënuar Zani Çaushi ka qenë 25 vjet, ndërsa me të riun 35. Ndaj derisa hapësira ligjore ekziston për lirimin me kusht duhet të ekzistojë dhe hapësira për llogaritjen e viteve të dënimit. Jemi në fazën kur ai ka të drejtë për të kërkuar përllogaritjen e saktë”, u shpreh avokati i tij. Myrteza Çaushi është i dënuar me burgim të përjetshëm. Ai ishte kreu i një prej bandave në qytetin e Vlorës, gjatë trazirave të vitit 1997. Në këtë vit, i lartpërmenduri gjendej i burgosur në shtëpinë e rehabilitimit me sigurim të cilësisë së lartë, ku arriti të arratisej gjatë një revolte që kishte shpërthyer në burg. Çaushi ishte i dënuar nga drejtësia e Greqisë me 101 vjet burg për vrasje, por duket se arratisja nga burgjet greke nuk e shpëtoi, pasi sot vuan dënimin me burgim të përjetshëm, në burgun e Burrelit, ku ai dhe banda e tij akuzohen për krime monstruoze.

Top News – Goditet grupi kriminal në Fier/ Shpërndanin kanabis nëpër shkolla, 4 në pranga
06/11 10:45
Top News – Zbatimi i ligjit dhe korrupsioni. Sfidat e klimës së biznesit në Shqipëri sipas KE
06/11 10:05
Top News – Aktiviteti i Bankës së Zhvillimit. KE kërkon mbikëqyrje të plotë nga Banka e Shqipërisë
06/11 09:52
Top Channel/ Protesta mbyllet paqësisht, kërkohen dy tubime kombëtare në javë
05/11 23:46
Top Channel / Polemika te Komisioni i Kulturës, Zhupa dhe Gonxhe shkëmbejnë replika
05/11 19:52
Top Channel / Debate për buxhetin e shëndetësisë, socialistët miratojnë 117.8 miliardë lekë
05/11 19:50
Top Channel / BKH heton trenin e Syrit të Kaltër, verifikohet leja e Kumbaros
05/11 19:46
Top Channel / Asambleja e PS më 14 nëntor, fokusi te zgjedhjet, Veliaj dhe qeveria
05/11 19:34
Top News- Planifikoi vrasjen e Ervis Martinajt, SPAK jep pretencën për Leonard Dukën
05/11 19:00
Top News – Të hetohet ‘Specialja’/ ‘Liria ka Emër’ dorëzon kërkesën te Parlamenti Europian
05/11 17:46
Top News-Treni i Kumbaros te Syri i Kaltër/BKH bastis banesën e nënkryetarit të bashkisë së Sarandës
05/11 16:44
Top News – ‘Protesta’ shkon në Kushtetuese. Studentët çojnë paketën ‘antidhunë’ të qeverisë
05/11 16:39
Top Channel/ “Jam vesh me trëndafila sot”, Kryemadhi del nga GJKKO, zbulon ç’ndodhi në seancë
05/11 16:24
Top Channel/ Irani, sulme përtej Lindjes së Mesme? REL: Sa rrezikohet Europa!
05/11 16:22
Top Channel/ “Habibi, me ty do bëj betimin”: Senatori parë mysliman vë në lojë JD Vance!
05/11 16:22
Top Channel/ Debati për pensionet e shqiptarëve. Ligji grek penalizon emigrantët, kërkohet ndryshim
05/11 15:59
Top Channel/ Tirana pasurohet, qarqet mbeten pas. Kryeqyteti prodhon gati gjysmën e ekonomisë
05/11 15:54
Top Channel/ “Plumbi i Artë”, 302 vite burg. SPAK kërkon 38 vite burg për tre të penduarit
05/11 15:32
Top News – ‘Po përgjohëm në qeli’. Akuza e Metës në GJKKO, gjykata i rrëzon dy kërkesa
05/11 15:30
Top Channel/ Tritol makinës në Elbasan. Shpërthim eksplozivi, digjet makina e një gruaje
05/11 15:22