Mijëra kilometra larg qendrës së kontrollit të NASA-s në Kaliforni, sonda hapësinore Perseverance, e ulur dje në sipërfaqen e Marsit, po ndiqej edhe nga qyteti Jezero, në Bosnie. Emri i qyetit me 1,400 banorë i është dhënë një krateri në Mars nga NASA pasi ka një liqen të ushqyer nga një lumë, të ngjashëm me një të tillë në Planetin e Kuq.