Krasniqi para Gjykatës së Hagës: Është bërë padrejtësi e madhe ndaj meje, jam i pafajshëm
09/11/2020 12:18

Ish-krye parlamentarit i Kosovës, Jakup Krasniqi në gjykatën e Hagës është shfaqur shumë i prekur, gati në përlotje. Ai tha se nuk është trajtuar kurrë në këtë mënyrë se si është trajtuar gjatë rrugës për në burgun e Hagës. Krasniqi tha se është bërë një padrejtësi e madhe ndaj tij dhe se nuk duhej të ishte aty por pranë familjes së tij. “Unë jam arrestuar më 4 nëntor 2020. Dua të deklaroj sot se kurrë në jetën tim në asnjë rast të vetëm nuk i kam trajtuar njerëzit aq kaq sa më trajtuat mua nga ndërtesa e burgut e deri në këtë ndërtesë. Si kam trajtuar në këtë mënyrë. E ndjej veten më shumë se mirë dhe kurrë nuk do të dëshiroja të isha nën petkun e njerëzve që janë nën petkun e një krimineli. Juve përpiqeni ta ndani Shqipërinë në katolikë e shqiptarë. Kam disa çështje për aktakuzën, cilësimi i prokurorit se jemi ndërmarrje kriminale e përbashkët me shokët e mi familjen time nuk ka diçka më fyese pasi ne një kohë të gjatë në rrethana tepër të vështira jetë a vdekje u vumë në shërbim të lirisë. Besoj shumë që këtë e di çdo person i arsimuar që jeton në shtet perëndimore që jeton në vlerat e kësaj bote. Nuk dua të zgjatem më shumë por dua të them që unë kam qenë i dënuar nga regjimet kriminale të Jugosllavisë në vitet ‘81–’82. Më kanë dënuar se kam pas lexuar libra. Më shumë kanë pasur të drejtë ata atje se sa këtu. Është bërë një padrejtësi e madhe, por do ta kaloj. Se populli ynë ka një fjalë, që ‘njeriu është më i fortë se sa guri. Nuk kemi pasur nevojë për këtë padrejtësi. Në seancat e tjera do të them më shumë. Nuk do të ndihesha mirë të isha në krimet e gjenocidit serb. E gjitha kjo është në Beograd dhe në mbështetësit e politikave të saj kudo qofshin ato. Unë jam i pafajshëm, duhej të isha pranë familjes sime dhe jo këtu”, tha Krasniqi.

Top Channel/ Berisha: Minimum jetik 200 euro, i vetmi vend ku euro ra me 35%
27/03 22:11
Top News – Berisha: Shqipëria pa minimum jetik, pensionistët përdoren për fushatë elektorale
27/03 21:48
Top Channel/ Berisha gjatë konferencës: Ju garantoj, këto janë vetëm hapat e parë për…
27/03 20:23
Top Channel/ Berisha: Nuk ka një vend të dytë më të vjedhur dhe më keq të qeverisur se Shqipëria
27/03 20:23
Top Channel/ Dhëmbët dhe sëmundjet te fëmijët, mjekët: Biberoni shkakton karies
27/03 19:57
Top Channel/ Dhuna në familje në rritje, 490 raste në 3 muaj, gratë shpesh heshtin
27/03 19:52
Top Channel/ “Kërcënojnë” importuesit: Nuk do marrim më naftë! Çmimet e Bordit, nën kosto
27/03 19:37
Top Channel/ Debat në RMV për burgosjen e Metës, zv.kryeministri: Po mbahet në qeli pa asnjë dosje
27/03 19:24
Top Channel/ Bardh Spahia në konferencë: Nuk duhet ofruara lëmosh pensionisteve por duhet…
27/03 19:18
Top Channel/ Ines Nurja në konferencë: Po largohet rinia, dhe kjo është një problem shumë i madh
27/03 18:59
Top Channel/ Drejtuesja e departamentit të statistikës në PD: Varfëria është ulur këmbe kryq te…
27/03 18:59
Top Channel/ Kryedemokrati: Për Ramën nuk ekzistojnë pensionistët në Shqipëri, por…
27/03 18:52
Top Channel/ Berisha: Shqipëria është vendi në Europë ku euro ka pësuar zhvlerësim
27/03 18:41
Top Channel/ “Pamundësi e mjekimit” Kryedemokrati: Shqiptarët varfërohen çdo ditë e më shumë
27/03 18:39
Top Channel/ Berisha në konferencë: Çmimet në këtë vend janë 10–20% më të larta se në vendet e…
27/03 18:38
Top News- Frika e përhapjes së tensioneve/ Bullgaria dyfishon shpenzimet për mbrojtje
27/03 18:28
Top News – Deputetët, 2 mln euro dieta. Kuvendi, miliona edhe për zyrat e shkarkimet e padrejta
27/03 16:48
Top News – Emigrantët, 1.1 mld euro në Shqipëri. Remitancat kapën nivele rekord vitin e kaluar
27/03 16:43
Top News – Saraiva u pagua 1 mln paund. Porositësit ofrojnë 500 mijë euro për vrasjen e vrasësit
27/03 15:38
Top Channel/ BE miraton ligjin “Gjadri”! Pranohet krijimi i qendrave për emigrantët e paligjshëm
27/03 15:17