Kjo është rruga më e vështirë dhe më e bukur që kemi bërë ndonjëherë në ciklin “Fshatrat e Shqipërisë”. Krahina e Dukagjinit, edhe pse e braktisur sot, njihet për rëndësi të madhe ekonomike dhe kulturore qysh në kohë të hershme. Ilnisa Agolli, na udhëton drejt fshatit Prekal dhe Kir. Një aventurë e bukur në zemër të Alpeve, të cilën turistët e huaj e kanë pagëzuar si “Tailanda Shqiptare”. Pse ia vlen ta vizitosh një fundjavë këtë zonë e cila bukuritë natyrore i ka me shumicë?