KQZ, beteja e re qeveri-opozitë; 4 anëtarëve u mbaron mandati
23/09/2018 16:31

Fushëbetejës së politikës pritet t’i shtohet një tjetër front, ai për kontrollin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Top Channel ka mësuar se sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit ka njoftuar tashmë Komisionin e Ligjeve, se 4 nga 7 anëtarët e KQZ-së janë në përfundim të mandatit dhe se duhen nisur procedurat për zëvendësimin e tyre.