Rreth 40 mijë kilogramë mish, me cilësi të dyshimtë nga Belgjika, është shitur në tregun e brendshëm të Kosovës. Mishi i kompanisë belge “Veviba” është importuar në Kosovë nga kompania “Euro Ida” me bazë në Komunën e Rahovecit. Në total është importuar 63 mijë kg mish, 20 mijë kg janë asgjësuar, kurse pjesa tjetër ka hyrë në tregun e brendshëm.