Kosova po synon shmangien e valës së dytë të coronavirusit. Në një intervistë ekskluzive për Top Channel, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se këtë do të bëjnë përmes inspektimit rigoroz të masave. Derisa vjeshta afrohet dhe rritet numri i viruseve sezonal, institucionet shëndetësore kanë në dispozicion vetëm 120 mijë vaksina kundër gripit sezonal.