Korrigjohet harta territoriale/ Saranda i merr Himarës 10 km vijë bregdetare
14/10/2020 12:18

10 km vijë bregdetare gati 1200 ha kullotë dhe 250 ha pyje do ti largohen territorit administrativ të Himarës në funksion të bashkisë së Sarandës. Korrigjimi e hartës territoriale është vendosur tashmë me VKM ndërsa rasti ka të bëjë me gabime të kryera gjatë implementimit të reformës. Territori në fjalë ka pasur vështirësi për tu menaxhuar prej bashkisë së Himarës edhe për kapacitet e kufizuara në staf të trajnuar për menaxhimin e pyjeve dhe kullotave. Inxhinieri i pyjeve Kristo Kauri që ka iniciuar edhe lobimin për Sarandën për ta përfituar këtë territor thotë se gabimet kanë pamundësuar administrimin e mirë të sipërfaqes, mbrojtjen nga zjarret dhe rrëshqitjet, qiradhënien dhe menaxhimin e emergjencave. Çështje të ngjashme që lidhen me ndarjen territoriale të nxituar pa analizuar parametrat gjeografikë shkencorë kanë sjellë probleme të menaxhimit të territorit, rënie të të ardhurave lokale dhe dëmtime serioze prej hedhjes së inerteve, prerjes së pyjeve, djegies dhe zaptimeve të paligjshme. Pamundësi për të menaxhuar territorin e dhënë sipas reformës territoriale kanë edhe bashkitë e Delvinës, Dropullit, Libohovës, Memaliajt në Jug të vendit.

Top Channel/ Protesta mbyllet paqësisht, kërkohen dy tubime kombëtare në javë
05/11 23:46
Top Channel / Polemika te Komisioni i Kulturës, Zhupa dhe Gonxhe shkëmbejnë replika
05/11 19:52
Top Channel / Debate për buxhetin e shëndetësisë, socialistët miratojnë 117.8 miliardë lekë
05/11 19:50
Top Channel / BKH heton trenin e Syrit të Kaltër, verifikohet leja e Kumbaros
05/11 19:46
Top Channel / Asambleja e PS më 14 nëntor, fokusi te zgjedhjet, Veliaj dhe qeveria
05/11 19:34
Top News- Planifikoi vrasjen e Ervis Martinajt, SPAK jep pretencën për Leonard Dukën
05/11 19:00
Top News – Të hetohet ‘Specialja’/ ‘Liria ka Emër’ dorëzon kërkesën te Parlamenti Europian
05/11 17:46
Top News-Treni i Kumbaros te Syri i Kaltër/BKH bastis banesën e nënkryetarit të bashkisë së Sarandës
05/11 16:44
Top News – ‘Protesta’ shkon në Kushtetuese. Studentët çojnë paketën ‘antidhunë’ të qeverisë
05/11 16:39
Top Channel/ “Jam vesh me trëndafila sot”, Kryemadhi del nga GJKKO, zbulon ç’ndodhi në seancë
05/11 16:24
Top Channel/ Irani, sulme përtej Lindjes së Mesme? REL: Sa rrezikohet Europa!
05/11 16:22
Top Channel/ “Habibi, me ty do bëj betimin”: Senatori parë mysliman vë në lojë JD Vance!
05/11 16:22
Top Channel/ Debati për pensionet e shqiptarëve. Ligji grek penalizon emigrantët, kërkohet ndryshim
05/11 15:59
Top Channel/ Tirana pasurohet, qarqet mbeten pas. Kryeqyteti prodhon gati gjysmën e ekonomisë
05/11 15:54
Top Channel/ “Plumbi i Artë”, 302 vite burg. SPAK kërkon 38 vite burg për tre të penduarit
05/11 15:32
Top News – ‘Po përgjohëm në qeli’. Akuza e Metës në GJKKO, gjykata i rrëzon dy kërkesa
05/11 15:30
Top Channel/ Tritol makinës në Elbasan. Shpërthim eksplozivi, digjet makina e një gruaje
05/11 15:22
Top Channel/ Pallati shpallet i pabanueshëm. Dy viktima nga shpërthimi në Elbasan
05/11 15:20
Top News – ‘Jemi në kilometrin e fundit drejt BE’. Rama merr raportin, flet për dhunën në protesta
05/11 15:14
Top Channel/ Studentët çojnë qeverinë në gjyq, kërkohet pezullimi i gjobave në protesta
05/11 15:12