Twitter kërkoi nga punonjësit e tij të punojnë nga shtëpitë, për të ndihmuar në frenimin e përhapjes së koronavirusit. Në një blog online, rrjeti social tha se është e detyrueshme që stafi në Hong Kong, Japoni dhe Korenë e Jugut të punojë nga distanca. Kompania po ashtu tha se i “inkurajon fuqishëm” të 5,000 punëtorët e saj në të gjithë botën që të mos shkojnë në punë.