Koreja e Veriut i është rikthyer kërcënimeve, duke paralajmëruar këtë radhë se do të godase bazat ushtarake amerikane në Guam dhe Japoni në përgjigje të pjesëmarrjes së avionëve bombardues amerikanë B-52 në manovrat e përbashkëta ushtarake me Korenë e Jugut dhe kalimit te tyre mbi gadishullin korean.