Korçë/ Transportonin 25 emigrantë të paligjshëm, shkon në 7 numri i të arrestuarve
18/03/2021 13:09

Korçë- Ka shkruar në 7 numri i të ndaluarve nga policia pasi u kapën duke transportuar 25 emigrantë të paligjshëm. Së fundmi në pranga kanë rënë 5 persona, të cilët akuzohen si bashkëpunëtorë me 2 të arrestuarit disa ditë më parë nga Policia. Njëri prej të ndaluarve posedonte një sasi të vogël me lëndë të dyshuar narkotike kanabis. Strukturat për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një grup të strukturuar kriminal që ushtronte veprimtarinë e paligjshme të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, si rezultat i të cilit janë arrestuar në flagrancë 7 shtetas, 1 u procedua në gjendje të lirë, ndërsa 1 tjetër u shpall në kërkim. Në vijim të veprimeve hetimore të kryera për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 14.03.2021, ku u arrestuan në flagrancë dy shtetasit P. M. dhe K. R., të cilët u kapën tek “Ura e Drithasit”, në Maliq, duke transportuar 26 emigrantë të paligjshëm, si edhe u shpall në kërkim shtetasi R. Ç., shërbimet e Policisë, nga informacione të siguruara në rrugë policore mbi bashkëpunëtorët e tjerë të këtyre shtetasve, ditën e djeshme, në afërsi të fshatit Çiflig, Korçë, bënë të mundur kapjen e një mjeti furgon tip “Benz”, brenda të cilit u gjetën 25 emigrantë të paligjshëm. Drejtuesi i këtij mjeti, kur ka konstatuar se Policia ishte vënë në ndjekje të tij, me qëllim që të shmangte kapjen prej tyre, ka braktisur mjetin me emigrantë dhe është larguar. Nga hetimet e mëtejshme rezultoi se bashkautorë në këtë ngjarje dyshohet të jenë shtetasit A. F., 44 vjeç, banues në fshatin Plasë, Maliq; U. S., 23 vjeç, banues në Vlorë; D. B., 32 vjeç; K. Sh., 29 vjeç dhe R. S., 24 vjeç, banues në fshatin Mborje, Korçë, të cilët u arrestuan në flagrancë. Gjithashtu u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi M. L., 35 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, Korçë, i cili kishte në pronësi mjetin tip furgon. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit D. B. iu gjet e u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël me lëndë të dyshuar narkotike kanabis. Nga ana e Policisë po punohet për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të pjesëtarëve të tjerë të këtij grupi, të dyshuar si të implikuar në këtë aktivitet kriminal. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi e shitja e narkotikëve”.

Vrau të birin prej mbesës, detaje të reja nga krimi në Gjilan
02/11 23:30
Arbër Hajdari i përgjigjet Veliajt: Nuk kam lidhje me histori politiko-penale
02/11 23:19
Rama: reflektuam për protestat, Sazani ende çështje e pambyllur
02/11 22:58
Top News- Protestë para Kryeministrisë/ Pjesëmarrësit më të pakët, studentët kthehen në auditorë
02/11 22:25
Top Channel/ Lëvizja e fortë, ushtri me AI! Angli-Gjermani vendosin së bashku
02/11 20:25
Top Channel/ Për Halloween 1 në spital, mjekët mohojnë lajmet për 300 të rinjtë e droguar
02/11 20:00
Top News- Veliaj në luftë të hapur me Ramën: Më ke kërcënuar me 100 vite burg
02/11 19:58
Top Channel/ BSH: Kujdes pensionet dhe borxhin! Opozita, shqetësimin për ndërtimin
02/11 19:42
Top Channel/ Kadastra, regjistrohet 95% e pronave! 54 milionë dokumente hidhen në sistem
02/11 19:37
Top Channel/ “Delego pushtetin te Arbër Hajdari”! Veliaj akuzon Ramën nga burgu. Gogu përgënjeshtron
02/11 19:36
Top Channel/ Zjarr i frikshëm në Shkodër, merr flakë bari në katin e 11 të një pallati
02/11 17:02
Top News – Kujdes nga ‘Smishing’. Policia paralajmëron për mashtrimin në emër të bankave
02/11 16:15
Top Channel/ Lamtumira për Bashkim Zenelin. Homazhe diplomatit, e bija përlot me fjalët për të atin
02/11 16:12
Top Channel/ “Vëllai i Madh” pushton teatrin, kryevepra e Orwell ngre pyetje për Shqipërinë e sotme
02/11 16:06
Top Channel/ ‘Me vjen keq’, Ministrja humbet fillin e fjalimit para kryeministrit, Rama: Në fund…
02/11 16:03
Top Channel/ Studentët në protestë. Marshojnë nëpër fakultete, thirrje për bojkot të mësimit
02/11 16:01
Top Channel/Zhupa përplaset me socialistët: Rama e ka humbur shansin për dialog. Malaj: I vodhët…
02/11 15:54
Top Channel/ Protestat e dhunshme në Paris po forcojnë besimit tek e djathta ekstreme në Francë
02/11 15:50
Top Channel/ Spanjë, kapet kokainë “shqiptare”. Si u zbuluan rastësisht 10 ton drogë
02/11 15:39
Top News- Aksidenti i tmerrshëm në Shkodër. Makina përplas për vdekje këmbësoren në trotuar
02/11 15:36