Kopshtet dhe çerdhet mbajnë kosto të fshehura për prindërit sipas Kontrollit të lartë të shtetit. Një auditim i KLSH në bashkinë e kryeqytetit, atë të Vlorës dhe dhe Qendrën Ekonomike për Zhvillimin dhe Edukimin e Fëmijëve Tiranë, ka zbuluar se gjatë vitit shkollor prindërit përballen me “kosto të fshehura”për pjesën më të madhe të nevojave që ka një shërbim i tillë si ujë, lodra, mjete didaktike, pajisje dhe orendi të tjera si lavatriçe, frigoriferë, soba ngrohje apo riparimi i tyre, arredime të ndryshme, etj.