Kontrata për ndërtimin e “Skavicës”/ Kuvendi diskuton projektin që do financohet nga SHBA
19/03/2021 15:25

Projektligji për kontratën e ndërtimit të hidrocentralit të Skavicës nga kompania amerikane Bechtel ka marrë miratimin e Komisionit të Ekonomisë. Bëhet fjalë për një procedurë të veçantë negocimi me gjigantin amerikan, pra për një marrëveshje direkte mes qeverisë shqiptare dhe shoqërisë Bechtel, e cila me shumë gjasë do të financohet nga amerikanët përmes një kredie të butë prej 500 milionë dollarë. Kontrata është paparashikuar të ndahet në dy faza, ku në fazën e parë firma amerikane do të bëjë një studim të detajuar të projektit, teksa faza e dytë e kontratës parashikon ndërtimin e kësaj vepre madhore. “Nuk kemi një status strategjik të investitorit. Është e bazuar mbi marrëveshjen e firmosur midis shtetit shqiptar dhe departamentit amerikan. Investimi do të bëhet përmes fondeve të vënë anë dispozicion nga KESH për kontratën e parë dhe ndërkohë për kontratën e dytë ne po punojmë në bashkëpunim si me DFC dhe me Bechtel International për gjetjen dhe sigurimin e financimit të huaj, që do të vijë në formën e kredisë”, tha Belinda Balluku, ministre e Infrastrukturës. Projekti për hidrocentralin e Skavicës ka një histori 50 vjeçare, e tentuar të ndërtohej nga disa qeveri të kohës. Aktualisht, janë dy versione që po shqyrtohen për ndërtimin e HEC Skavicës, ku njëra prej tyre kap vlerën e 310 milionë euro, ndërsa oferta e dytë 510 milionë euro. Më herët ishte Bashkimi Europian që kishin shprehur angazhimin për dhënie të asistencës për këtë projekt, por pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit të qeverisë shqiptare me amerikanët në tetor të 2020-ës, Bashkimi Europian u tërhoq. Realizimi me sukses i kësaj vepre pritet të ulë varësinë e importit të energjisë elektrike dhe të shndërrojë vendin në fuqi eksportuese, si dhe t’i japë fund problematikës së përmbytjeve në zonën e Fushë Shkodrës.

Vrau të birin prej mbesës, detaje të reja nga krimi në Gjilan
02/11 23:30
Arbër Hajdari i përgjigjet Veliajt: Nuk kam lidhje me histori politiko-penale
02/11 23:19
Rama: reflektuam për protestat, Sazani ende çështje e pambyllur
02/11 22:58
Top News- Protestë para Kryeministrisë/ Pjesëmarrësit më të pakët, studentët kthehen në auditorë
02/11 22:25
Top Channel/ Lëvizja e fortë, ushtri me AI! Angli-Gjermani vendosin së bashku
02/11 20:25
Top Channel/ Për Halloween 1 në spital, mjekët mohojnë lajmet për 300 të rinjtë e droguar
02/11 20:00
Top News- Veliaj në luftë të hapur me Ramën: Më ke kërcënuar me 100 vite burg
02/11 19:58
Top Channel/ BSH: Kujdes pensionet dhe borxhin! Opozita, shqetësimin për ndërtimin
02/11 19:42
Top Channel/ Kadastra, regjistrohet 95% e pronave! 54 milionë dokumente hidhen në sistem
02/11 19:37
Top Channel/ “Delego pushtetin te Arbër Hajdari”! Veliaj akuzon Ramën nga burgu. Gogu përgënjeshtron
02/11 19:36
Top Channel/ Zjarr i frikshëm në Shkodër, merr flakë bari në katin e 11 të një pallati
02/11 17:02
Top News – Kujdes nga ‘Smishing’. Policia paralajmëron për mashtrimin në emër të bankave
02/11 16:15
Top Channel/ Lamtumira për Bashkim Zenelin. Homazhe diplomatit, e bija përlot me fjalët për të atin
02/11 16:12
Top Channel/ “Vëllai i Madh” pushton teatrin, kryevepra e Orwell ngre pyetje për Shqipërinë e sotme
02/11 16:06
Top Channel/ ‘Me vjen keq’, Ministrja humbet fillin e fjalimit para kryeministrit, Rama: Në fund…
02/11 16:03
Top Channel/ Studentët në protestë. Marshojnë nëpër fakultete, thirrje për bojkot të mësimit
02/11 16:01
Top Channel/Zhupa përplaset me socialistët: Rama e ka humbur shansin për dialog. Malaj: I vodhët…
02/11 15:54
Top Channel/ Protestat e dhunshme në Paris po forcojnë besimit tek e djathta ekstreme në Francë
02/11 15:50
Top Channel/ Spanjë, kapet kokainë “shqiptare”. Si u zbuluan rastësisht 10 ton drogë
02/11 15:39
Top News- Aksidenti i tmerrshëm në Shkodër. Makina përplas për vdekje këmbësoren në trotuar
02/11 15:36