Konstituohet këshilli bashkiak i Rrogozhinës, të pranishëm Spiropali dhe Ahmetaj
30/07/2019 08:59

Ka nisur mëngjesin e sotëm konstituimi i këshillit bashkiak të Rrogozhinës. Mbledhja ka nisur pa probleme, ndërkohë që të pranishëm përveç kryebashkiakut të ri, Haxhi Memolla, janë edhe Arben Ahmetaj dhe Elisa Spiropali, kjo e fundit drejtuese politike e PS për qarkun e Tiranës.