Autoriteti i Konkurrencës deklaroi zyrtarisht se qeveria shkeli ligjin duke e anashkaluar këtë institucion nga koncesioni për portin e ri të karburanteve në Porto Romano. Kryetarja Lindita Lati tha se autoriteti nuk u vu fare në dijeni për koncesionin por u njoh me të rastësisht në faqen zyrtare të Parlamentit kur kontrata gati ishte mbyllur.