Qeveria ka miratuar zgjatjen e kontratës koncesionare të Aeroportit “Nënë Tereza” edhe për 13 vjet të tjera. Në kontratën e parë të nënshkruar në vitin 2004 parashikohet një koncesion prej 22 vitesh. Projektligji i cili ka mbërritur në parlament e zgjat koncesionin në 35 vite duke i dhënë mundësi kompanisë shqiptare “Kastrati” që në vitet e ardhshme të investojë 99 milionë euro për zgjerimin e aeroportit.