Konçesioni i mbetjeve në Tiranë u shkon holandezëve
28/08/2017 00:00
Depozitimi dhe përpunimi i mbetjeve në Tiranë do t’i jepet me konçesion për 30 vjet një kompanie holandeze. Vendimi është shpallur nga Ministria e Mjedisit në faqen zyrtare të Agjencisë së Prokurimeve.