Komiteti Teknik i Eksperteve duke marrë shkas nga rritja e rasteve të infektimit me covid-19 ka dalë në një konferencë për shtyp ku ka konfirmua se është rritur incidenca e infektimeve. Sipas zv.ministres, Mira Rakacolli shtimi i rasteve është vënë re përgjatë të gjithë muajit janar. Ndërkohë Komiteti Teknik i Ekspertëve ka thënë se Shqipëria do të vijojë ndërprerjen e fluturimeve me Britaninë e Madhe për shkak të mutacionit të covid-19 që është zbuluar atje.