Komisioni i Ligjeve rekomandon ngritjen e akuzave ndaj Presidentit Trump
13/12/2019 18:22

Komisioni i Ligjeve i Dhomës së Përfaqësuesve rekomandoi sot ngritjen e akuzave ndaj Presidentit Donald Trump, një ditë pas një maratone debati prej 14-orësh të zhvilluar sipas linjave partiake. Ligjvënësit republikanë bënë që debati rreth dy akuzave të zgjatej, edhe pse nuk kishte ndonjë shpresë se mund t’u merrnin ndonjë votë demokratëve. Anëtarët e Komisionit të Ligjeve vazhduan përplasjet edhe gjatë orëve të vona të ditës së djeshme, ndërsa republikanët u treguan të vendosur të zgjasnin debatin akuzave ndaj Presidentit, megjithëse nuk kishte ndonjë shpresë se mund fitonin ndonjë votë të demokratëve. “Abuzim me postin, më jep-të jap, rryshfet. Quajeni çfarë të doni. Në fund të ditës, nuk keni fakte që të mbështesni variantin tuaj”, tha ligjvënësi republikan Guy Reschenthaler. “Presidenti Trump gjendet i akuzuar përpara këtij komisioni për shkak të vetë sjelljes së tij, të mënyrës se si veproi me fondet publike dhe postin, me një çështje private dhe një çështje politike. Pra, për të dëmtuar imazhin e kundërshtarit të tij në 2020-tën”, tha ligjvënësja demokrate Sheila Jackson Lee. Në akuzën e parë thuhet se Presidenti Trump abuzoi me pushtetin presidencial kur i kërkoi Ukrainës të hetojë rivalin e tij për zgjedhjet e 2020-tës, Joe Biden, ndërkohë që pezulloi në formë presioni paketën e asistencës ushtarake. Në akuzën e dytë thuhet se ai pengoi Kongresin duke bllokuar përpjekjet e Dhomës së Përfaqësuesve për të hetuar veprimet e tij. Javën e ardhshme, akuzat do t’i dërgohen për votim në plenare Dhomës së Përfaqësuesve. Presidenti Trump, i cili këmbëngul se nuk ka bërë asgjë të gabuar, beson se do të ketë një shfajësim të shpejtë gjatë procesit gjyqësor në Senat, i cili pritet të fillojë muajin e ardhshëm./VOA

Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30