Kokaina, shqiptarët të tretët/ Raporti i OKB, rritet numri i përdoruesve të drogave të forta
24/01/2020 19:49

Zyra e Kombeve të Bashkaura, për drogën dhe krimin, e rendisin Shqipërinë në vendin e tretë me 2.5% të përdoruesve të kokainës ose që së paku kanë e provuar një herë në jetën e tyre, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërisë së Bashkuar. Të dhënat e fundit për Shqipërinë, janë të vitit 2014, ndërsa për SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar, rezultojnë të jenë të vitit 2017. Këto të dhëna janë përfshirë në raportin vjetor të vitit 2019, që kjo zyra ka publikuar për përdorimin e drogës. Pavarësisht se të dhënat janë të pa azhornuara prej disa vitesh, përdorimi i drograve të forta, ku përfshihet edhe kokaina, duket se është një fenomen që po njeh përhapje në Shqipëri. Sipas drejtorit të Qendrës Aksion Plus, Genci Muçollari, vërehet një rritje e konsumatorëve të drograve të forta. Ne në qendrën tonë, trajtojmë personat të cilët janë konsumatorë të heroinës, dhe këtë vit krahasuar me vitin e kaluar, kemi ndjerë një rritje. Kanë qenë 850 klientë që janë trajtuar në qendra tona, dhe 120 në burgje, se ne trajtojmë edhe përdoruesit që ndalohen nga policia dhe shkojnë në burg. Sipas Muçollarit, janë të shpeshta edhe rastet e konsumatorëve të drogës që kërkojnë trajtim mjekësor. Ka shumë konsumatorë të hashashit apo kokainës që vijnë në qendrën tonë, por që në pamundësi për t’i ndihmuar i drejtojmë tek toksikologjika”. Edhe qytetarët vet, shprehen se njohin persona të cilët kanë rënë pre e konsumit të drograve të forta dhe sipas tyre, shkaku kryesor është kureshtja për ta provuar.

Top News- Ndërtohen stacionet e trenit në hekurudhën Tiranë-Durrës, Balluku inspekton punimet
18/08 16:44
Top News- Parcelë me kanabis në Mirditë/ Arrestohet 59-vjeçari, asgjësohet droga
18/08 16:41
Top News – Rusët sulmojnë me flamurin amerikan / ‘Tallen’ me Ukrainën para takimit Trump-Zelenski
18/08 16:30
Top News – Rekord makinash elektrike në Evropë / 600 mijë automjete të reja dolën në rrugë në 3 muaj
18/08 16:28
Top Channel/ Kamioni përmbyset në rrugë, një viktimë dhe tre të plagosur nga aksidenti në Shkodër
18/08 16:18
Top Channel/ Durrësi plot me turistë! Në kulmin e sezonit, zgjedhja e parë për shumë pushues
18/08 16:14
Top Channel/Rubio mohon: Krerët europianë nuk po vijnë me Zelenskyn që ta mbrojnë prej “bullizimit”!
18/08 16:05
Top Channel/ Hekurudha Tiranë-Rinas-Durrës, ministrja Balluku inspekton punën për stacionet
18/08 15:43
Top Channel/ Më pak interes për Mjekësinë, aplikojnë 1200 kandidatë, do të përzgjidhen 436 studentë
18/08 15:24
Top News- Veliaj kërkon pavlefshmëri të hetimeve/ Kryebashkiaku kërkesë në GJKKO, rendit shkeljet
18/08 15:20
Top Channel/ Kurti “ul tonet”: Gjithmonë i kemi respektuar aktgjykimet e Kushtetueses!
18/08 15:19
Top Channel/ Sot takimi Trump-Zelensky/ Tump: Ukraina ta harrojë Krimenë dhe hyrjen në NATO
18/08 15:16
Top Channel/ Berisha sulmon Dumanin, zbaton detyrimin për tu paraqitur
18/08 15:11
Top Channel/ Veliaj kërkon pezullim të hetimit: SPAK, shkelje të rënda proceduriale
18/08 15:08
Top News- Aksidentohet familja me katër anëtarë, humb jetën babai, plagoset bashkëshortja e fëmijët
18/08 14:40
Top News- Zjarret, Berisha- Një krim shtetëror/ Akuzon Ramën- Përdori 490 mln euro për luks e afera
18/08 14:36
Top News- Rrengu, arrestohet 40-vjeçari/ Në kërkim bashkëpunëtorja, joshi një person për ta grabitur
18/08 14:36
Top Channel/ Goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike, pranga 59-vjeçarit në Mirditë
18/08 14:07
Top News- Kapen hajdutët nga Kosova/ Vodhën një tabakino në aksin ‘Milot-Lezhë’
18/08 14:03
Top Channel/ Aksident i frikshëm në Shkodër, një person humb jetën dhe tre të plagosur
18/08 13:46