Koka kundër Bidos: Sollët banditë për mbrojtjen e PS! Deputeti: Isha kundër! S’do e bëja…
22/10/2026 21:54

Arena e përplasjeve nga sheshi u zhvendos në Kuvendin e Shqipërisë, ku demokratët nuk lejuan normalitetin e seancës. Për rreth një orë deputetët u përfshin në sherre fizike dhe dhunë verbale. Jashtë parlamentit përplasja vijoi në distancë. Seanca u mbyll me kartonat e maxhorancës që votonin rendin e ditës, teksa protestuesit u mblodhën jashtë Parlamentit. Pas dy ditësh që Rama nxorri karriget e kryeministrisë për të kërkuar dialog, e që u thyen nga protestuesit, ditën e sotme nxorri para kryeministrisë stolat prej guri, por edhe ato protestuesit gjetën një formë për ti shprehur mosdakordësinë për të folur. Rama reagoi sërish në rrjetet sociale për refuzimin e dialogut. Por cila është zgjidhja?