Xhanfize Keko ka një dekadë që nuk është më mes nesh. Por Xhanoja, siç e thërrisnin, na ka lënë aq shumë. Jo vetëm me kinematografinë e saj, por me shkollën e madhe me fëmijët, që i formëzoi, duke i shndërruar në aktorë. Filmat e saj, si “Tomka dhe shokët e tij”, “Beni ecën vetë”, “Kur xhirohej një film”, “Mimoza Llastica” etj, janë shembulli më i qartë i një kohe dhe një brezi të vegjlish me ëndrra të lira.