Koalicioni anti-IS dhe NATO pezullojnë stërvitjet e trupave irakiane
04/01/2020 18:32

Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, që lufton militantët e Shtetit Islamik në Siri dhe Irak, ka pezulluar trajnimin e forcave irakiane për shkak të rritjes së rrezikut, pas sulmit ajror të SHBA-së që la të vdekur një gjeneral iranian. Kështu ka raportuar agjencia e lajmeve Reuters, e cila këtë informacion e ka parë në një letër të cilën e ka shkruar ushtria e Gjermanisë. Kjo agjenci ka raportuar se një zyrtar i lartë gjerman u ka shkruar një letër ligjvënësve të vendit të tij, duke i njoftuar se gjenerali amerikan, Pat White kishte vendosur të rrisë nivelin e mbrojtjes për trupat e vendosur në Irak. “Prandaj, stërvitja për forcat e sigurisë irakiane dhe forcat e armatosura në mbarë Irakun është pezulluar përkohësisht”, ka shkruar gjenerali gjerman, Erich Pfeffer, në letrën drejtuar anëtarëve të komisioneve të mbrojtjes dhe marrëdhënieve me jashtë të Bundestagut. “Ky vendim është i detyrueshëm për të gjitha vendet partnere të përfshira në trajnimet në Irak”, shtoi ai. Gjermania ka rreth 120 trupa të vendosur në Irak. Edhe zëdhënësi i NATO-s, ka konfirmuar se aleanca ka pezulluar misionet e trajnimit në Irak. NATO kryen trajnime dhe ofron këshilla për forcat irakiane. Ushtria amerikane njoftoi më 3 janar se ka vrarë Qasem Soleimanin, udhëheqësin e forcave elite iraniane Quds, gjatë një sulmi me dron në aeroportin e Bagdadit, gjë që shkaktoi zemërim të madh në Teheran. Forcat Quds nga SHBA-ja konsiderohen organizatë terroriste dhe Uashingtoni ka thënë se gjenerali Soleimani ka orkestruar disa sulme vdekjeprurëse në rajon.

Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30