Delegatët në Konferencën e Klimës në Katar ranë dakort me shtyrjen e Protokollit të Kiotos deri në vitin 2020, duke shmangur kështu një tjetër dështim. Pakti me të cilin u pajtuan gati 200 kombe e mban protokollin të gjallë si planin e vetëm ligjor detyrues për luftën kundër ngrohjes globale.