Ekspertet mjeko-ligjorë në Kili do të zhvarrosin eshtrat e poetit me famë botërore Pablo Neruda, i cili ndërroi jetën në vitin 1973. Autoritetet kiliane duan te hedhin dritë mbi rrethanat e vdekjes së tij; a vdiq ai nga kanceri apo u helmua nga ish-diktatori Augusto Pinocet.