Kiko është qeni që u bë i famshëm për historinë e veçantë ku kishte zgjuar njerëzit e shtëpisë fillimisht duke lehur dhe më pas duke u hequr batanijen dhe duke i kafshuar. Për Top Channel folën pronarët e saj ku edhe treguan historinë prekëse. Ata ishin shprehur që nuk e linin qenin dhe nëse nuk i pranonin ata do qëndronin jashtë me të. Burime për Top Channel bëjnë me dije se atë e kanë nxjerrë jashtë në 12 të natës nga resorti dhe sëbashku me familjen e kanë bërë rrugën në këmbë. Por më ndërhyrjen e Ramës, tashmë Kiko është me shtëpi të re. Historia e pazakontë e Kikos dhe e Kristinës u zbulua nga Anila Hoxha.