Kërcënime dhe frikë për konflikt! Bush dhe Obama kishin refuzuar sulmin ndaj gjeneralit iranian
05/01/2020 12:28

Me mijëra njerëz mbushën qytetin iranian të Ahvazit të dielën në mëngjes për të shoqëruar arkivolin e Qasem Soleimani, gjeneralit të vrarë në një sulm amerikan me dron, në Bagdad, javën e kaluar. Ata rrihnin gjokset fort dhe thërrisnin, “Vdekje Amerikës”. Soleimani ishte arkitekti i sferës së ndikimit të Iranit në lindjen e mesme dhe konsiderohej njeriu i dytë më i fuqishëm në vend. Vrasja e tij shënoi një përshkallëzim domethënës të tensioneve mes Iranit dhe shteteve të bashkuara. Lideri suprem i Iranit, Ajatollahu Khamenei, që kishte marrëdhënie të ngushtë personale me Soleimanin, paralajmëroi për hakmarrje të ashpër për sulmin dhe analistët thonë se Irani mund të ndërmarrë tani edhe sulme kibernetike kundërs SHBA apo sulme tradicionale mbi objektivat apo interesat amerikane në lindjen e mesme. Trump, që autorizoi sulmin mbi Soleimanin të premten, një opsion ky i refuzuar më parë nga presidentët Bush dhe Obama si shumë i rrezikshëm, tha të shtunën se SHBA ishte gati të godiste 52 objektiva të rëndësishme për Iranin dhe kulturën iraniane. Ai tha se 52 objektivat e identifikuara nga SHBA përfaqësonin 52 amerikanët që u mbajtën peng në Iran për më shumë se një vit në vitin 1979 pasi u morën nga ambasada amerikane në Teheran. Ministri i jashtëm iranian, Javad Zarif, reagoi ndërkohë në Twitter duke thënë se vrasja e Soleimanit ishte një shkelje e ligjit ndërkombëtar dhe se marrja në shënjestër e objektivave kulturore do të përbënte një krim lufte.

Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30