Problematikat me dyshemenë pelvike mund të jenë të shumta në numër. Nga inkontinenca urinare te problematika të ndryshme, rehabilitimi i dyshemesë pelvike është i nevojshëm dhe mund të kryhet nga fizioterapistët. Por si bëhet rehabilitimi i dyshemesë pelvike përmes fizioterapisë? Çfarë përfitimesh ka? E ftuar: Andrina Braho, fizioterapiste Programi i shëndetit "Hipokrati" vjen në këtë sezon i rikonceptuar me fokus informacionin e shkurtër dhe utilitar. "Hipokrati" sjell filozofinë e jetesës së shëndetshme, synon të jetë guida e njerëzve, pacientëve në përballjen me sëmundjen, duke promovuar mjekësinë e sigurtë. Çdo të shtunë, ora 15:40