Këndi i ri i artit në Pazar/ Gjirokastër, krijimtaria e 22-vjeçares që jeton në Itali
31/01/2021 12:37

Në pazarin e Gjirokastrës një vajzë 22-vjeçare ka sjellë një kënd autentik arti, një mikrogaleri, dhe një ide të re të krijimit. Vanesa Lamko nuk ka një të kaluar artistike por ajo e gjeti vetëm rastësisht gati dy vite më parë gjatë lundrimit në web përballë formave të ndryshme të bioartit dhe mendoi ta provonte. Pasioni i ri dhe teknika ishin të pakuptueshme dhe befasi edhe për familjen sepse ajo ishte duke studiuar ekonomi. Por shumë shpejt punimet patën sukses online dhe e inkurajuan për të vazhduar. “Vanesa jeton sot në Itali ku vazhdon një master në ekonomi por ajo punon çdo ditë dhe sjell krijime të frymëzuara nga e përditshmja, figura që kanë dinamizëm dhe që vijnë në 3D. Ajo përdor dy materiale të plastikës së biodegradueshme dhe një laps 3D për të realizuar artin e saj që vendoset kryesisht në sfond të bardhë”, thotë Anida Lamko, nëna e Vanesës. “Artified by Ness” u vendos në mjedisin ku dikur gjyshi i Vanesës kishte ofruar shërbime për pajisje elektrike, kështu që familja po vijon të jetë prezent në pazar tani përmes artit. Një pjesë e punëve të ekspozuara janë të frymëzuara nga Gjirokastra, shtëpitë, kalaja, kalldrëmet dhe njerëzit. Shumë të tjera vijnë me koncept abstrakt ose si forma të artit minimalist. “Vanesa nuk bën plane afatgjata. Një vit më parë kur shiti veprën e parë të artit ajo nuk e priste se arti i saj do të pëlqehej aq shumë por ajo e di me siguri se do të ndjekë pasionin”, thotë Anida.

Top Channel/Arti hap Vilën 31! Instalacione dhe kujtesë historike, hapet vila e famshme e komunizmit
20/03 15:31
Top Channel/ Shqipëria në Panairin e Librit në Leipzig, drejtoresha zgjedh librin e Ramës
19/03 20:16
Top Channel/ Muzeu Arkeologjik i mbyllur, godina në rikonstruksion prej vitesh
17/03 12:26
Top Channel/ Pianisti Kostandin Tashko debuton me orkestrën e Operës në koncert simfonik
16/03 15:29
Top Channel/ Muzeu etnografik në Konispol, njohuni me “Gjurmët e mia” në fshatin Xarrë
15/03 20:56
Top Channel/ Drama e gjyqtarit të nazistëve në TK, aktori Zifla rrëfen rolin e gjykatësit amerikan
13/03 15:41
Top Channel/ Namik Dokle nderohet në 80-vjetor, del libri i tij “Atje ku dielli lind dy herë-Saga e Gorës”
11/03 20:04
Top Channel/ Rihapja e liceut francez në Korçë, 5 vitet e para një pjesë të kostove i paguan Franca
10/03 20:03
Top Channel/Monika Kryemadhi prezanton “Me fat”, premierë më 12 mars, ditën kur e thërret SPAK
10/03 15:54
Top Channel/ Nderohen nipërit e Aleksandër Moisiut! “Doctor Honoris Causa” për pëllezërit Berggruen
09/03 20:07
Top Channel/ Vallet myzeqare trashëgimi e kombit, hapet rruga e aplikimit në UNESCO
08/03 12:33
Top Channel/ “Dilema e Ismailit, filmi kushtuar “Besës” që shpëtoi hebrenjtë në Shqipëri
06/03 15:37
Top Channel/ “Nikolla i zemrës së Tiranës”! Dokumentari kushtuar kompozitorit Nikolla Zoraqi
05/03 15:36
Top Channel/ “Duhet një bibliotekë e re”! Vepra të reja, por infrastruktura mbetet problem
03/03 20:00
Top Channel/ “Le të fillojë gjuetia”, ekspozita e fotografit Albes Fusha që tregon bektashinjtë
03/03 15:28
Top Channel/ “Paraja rrëfen”! Ekspozita e Bankës së Shqipërisë hapet në Shkodër
03/03 15:26
Top Channel/ Lamtumira për parodistin Mane Lumani, “Mjeshtri i Madh” përcillet me nderime
02/03 15:27
Top Channel/ “Loja e Fundit” në Shkodër, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito prezantojnë filmin
28/02 15:31
Top Channel/ Çmimi “Lumo Skëndo” 2025, hapet edicioni i pestë, në garë veprat më të mira
27/02 19:59
Top Channel/ Lamtumirë Zhani Ziçishti! Homazhe në Korçë për aktorin e njohur të teatrit dhe filmit
26/02 12:28
DIGITALB DIGITALB