Top Arena është një emision i dedikuar për Kupën e Botës FIFA 2026. Qe prej vitit 2006 Top Channel organizon në verë një emision të dedikuar eventeve të mëdha të futbollit. Edhe këtë vit gjatë muajve qershor-korrik çdo natë do jemi me TOP ARENA për të ndjekur nga afër Botërorin që zhvillohet në tre vende: Amerikë, Kanada dhe Meksikë. Këtë edicion botërori merr më shumë vlerë për pjesëmarrjen e gjerë. Do të jenë 48 ekipe dhe plot 104 ndeshje deri në finalen e madhe.