Kisha katolike në Shqipëri i kërkon politikës të gjejë gjuhën dhe të punojë për të ulur tensionin politik. Të mbledhur në Asamblenë e Përgjithshme të 55 ipeshkvijve katolike i bëjnë thirrje liderëve politikë të dy partive të mëdha, kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit te opozitës Lulzim Basha të ulin armët e konfliktit të largohen nga gjuha e urrejtjes dhe arroganca dhe te gjejnë rrugën e dialogut.