Kartelet e Meksikës, nga Sinaloa te Zetat – Cartel, Top News
13/08/2023 21:30

Lufta brutale e drogës në Meksikë, merr me mijëra jetë njerëzish cdo vit ndërsa grupet e fuqishme të trafikut, luftojnë për territore dhe ndikim. Këto kartele, kontrollojnë zona të gjera të vendit dhe janë përgjegjëse për korrupsionin politik, vrasje dhe rrëmbime... Por, cilat grupe janë më të fuqishmit..? Karteli i Sinaloas, kontrollon pjesën më të madhe të meksikës veriperëndimore. Qeveria amerikane e ka cilësuar kartelin sinaloa si një nga organizatat më të mëdha të trafikut të drogës, në botë. Themeluar në fund të viteve 1980, ai për shumë vite është udhëgequr nga lordi famëkeq i drogës, Joaquin El Chapo Guzman, ose ‘shkurtabiqi’, që dikur klasifikohej edhe si një nga njerëzit më të pasur të botës. Jeta e tij dhe perandoria e pamatë e trafikut të drogës, kanë qenë subjekt i shumë librave dhe serialeve televizive. Nën udhëheqjen e tij, karteli mori reputacionin e ashpër për dhunë dhe ka luftuar egërsisht me disa grupe rivale. Kartelet meksikane, përplasen shpesh me njëri tjetrin, por duhet pranuar edhe se mund të krijojnë aleanca strategjike po ashtu. Sinaloa u bë furnizuesi më i madh me droga në SHBA gjatë mbretërimit të gjatë të El Chapos, thonë zyrtarët. Karteli rrëmbente, torturonte dhe masakronte anëtarët e grupeve rivale kriminale. Ai po ashtu kishte akses në arsenale të stërmëdha armësh, përfshirë granatalëshues ndërsa Guzman kishte një kallashnikov të larë me ar. Por, në korrik 2019, lordi i drogës u dënua me burg të përjetshëm në shtetet e bashkuara të amerikës, pas një prej gjyqeve të profilit më të lartë në historinë moderne të vendit. Prokurorët thanë se Guzman kishte trafikuar kokainë, heroinë dhe marijuanë dhe kishte krijuar një rrjet trafikantësh, rrëmbyesish dhe vrasësish në listën e tij të pagave. Burgosja e tij coi në një rritje të dhunës në rajon pasi grupet e tjera tentuan të përfitonin nga mundësia. Por, pavarësisht kësaj, Karteli i Sinaloas, mbetet jashtëzakonisht i fuqishëm. Ai vazhdon të dominojë edhe sot meksikën veri perëndimore dhe raportohet se ka një prani të shtuar në qytete që variojnë nga Buenos Aires deri në Nju Jork. Karteli po ashtu vazhdon të bëjë miliarda dollarë nga trafiku i paligjshëm i narkotikëve drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Evropës dhe Azisë, thonë ekspertët. E ndërsa lideri i hershëm i tij tani është pas hekurave, thuhet se karteli kontrollohet pjesërisht nga djali i Guzman, Ovidio Guzman LOpez.

Parajsa e gangsterëve: Si DUBAI po i dorëzon më në fund lordët e tij të krimit / Cartel, në Top News
05/05 21:00
Tregu i drogës në Evropë, vlen 31 miliardë euro / Cartel, në Top News
28/04 21:00
Amsterdami kërkon të legalizohet KOKAINA: I kemi dhënë kriminelëve monopolin / Cartel, në Top News
21/04 21:00
Shqiptarët, ‘mbretër’ të kokainës! Europol-Ja bandat më të rrezikshme të Evropës/Cartel në Top News
14/04 21:00
“Po përgjakin Britaninë”…Pse kartelet shqiptare janë kaq të pamëshirshme / Cartel, në Top News
07/04 21:00
Si shqiptarët po “përmbysin” Spanjën me KOKAINË…/ Cartel, në Top News
31/03 21:00
Shteti në duart e bandave, vendi më i rrezikshëm mbi glob / Cartel në Top News
24/03 21:00
TREGTARI I VDEKJES, ‘krimineli gjeni’ i hyn politikës / Cartel në Top News
17/03 21:00
Historia e KOKAINËS, nga perandoritë te Luftrat Botërore / Cartel, në Top News
03/03 21:00
Si u bë Antwerpi, porta evropiane e kokainës? / Cartel, në Top News
25/02 21:00
Një pilulë e vogël, e bardhë…Captagoni, droga që financon luftën / Cartel, në Top News
18/02 21:00
Turqia, udhëkryqi i ri i kokainës…lidhja me heroinën / Cartel, në Top News
11/02 21:00
NARKOSHTETI / Bandat e drogës djegin Ekuadorin, vendi në gjendje lufte / Cartel, në Top News
14/01 21:00
30 vite pas Pablo Escobarit, si ka ndryshuar rrjedha e kokainës / Cartel, në Top News
24/12 21:00
Më mizore se burrat dhe të etura për gjak…VEJUSHAT E ZEZA / Cartel në Top News
10/12 21:00
Kush po e djeg Suedinë? Fëmijë ushtarë e vrasje, vendi një zonë lufte / Cartel në Top News
03/12 21:00
‘Viktimat’ e SKY ACC, aplikacioni që po gropos krimin / Cartel në Top News
26/11 21:00
MBRETI SHQIPTAR i kokainës! Dritan Rexhepi, ngritja dhe rënia e një trafikanti / Cartel në Top News
19/11 21:00
Vory, supermafia e Rusisë që lindi nga gulagët sovjetikë / Cartel në Top News
12/11 21:00
‘Ndrangheta, Camorra dhe Cosa Nostra, bëhen bashkë!? Lind SUPERMAFIA – Cartel, në Top News
05/11 21:00